Frenkie de Jong së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës me të fejuarën e tij, në ditën e fundit të merkatos dhe në mes të thashethemeve që e lidhin atë me një nënshkrim hipotetik për Chelsea.
Megjithatë, sot është e vështirë të imagjinohet që futbollisti të përfundojë largimin nga klubi Blaugrana, pasi vullneti i holandezit ka qenë gjithmonë që të vazhdojë te Barcelona.
Nga ana tjetër, klubi katalanas do të bëjë një përpjekje të fundit kur do t’i kërkojë De Jong të reduktojë pagën e tij. Edhe pse Laporta dhe bordi drejtues janë më të qetë pas nënshkrimit të Jules Koundé, rroga e mesfushorit do të vazhdojë të jetë pengesë në rast të sjelljes së më shumë fytyrave të reja.
Në kryeqytetin anglez ka udhëtuar edhe Memphis Depay. Në rastin e tij, sulmuesi është i vetëdijshëm se Barça po kërkon një rrugëdalje për të dhe pasi opsioni për t’u bashkuar me Juventusin ra, klubi vazhdon të punojë për t’i gjetur një ekip para mbylljes së merkatos.