Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura shqiptare. Prej disa vitesh e shohim në ekranin e TV Klan, duke prezantuar disa programe të ndryshme televizive.
Mirëpo, përveç televizionit, Alketa është edhe një business woman tejet e suksesshme. Së fundmi, ajo ka zbuluar se do të hapë edhe një kafe, ndërsa i kërkon ndjekësve të saj t’i sugjerojnë ide dhe se çfarë presin nga kjo kafe.
Të shumta kanë qenë idetë e ndjekësve, të cilët i kanë shkruar Alketës në Instagram. Ajo ka ndarë disa nga sugjerimet e tyre, duke u kthyer edhe përgjigje.
Sakaq, një prej tyre i ka bërë komplimente, duke i thënë se ata që punojnë me të duhet të ndihen me fat.
Por duket se Alketa Vejsiu është zhgënjyer nga shumë njerëz që ka pasur pranë vetes, duke shkruar se është zhgënjyer shumë në jetë nga njerëzit.
‘Jam dhe unë me shumë fat që kam disa njerëz të rrallë afër vetes! Janë pak njerëzit e mirë dhe me bosht. Ata i mbaj dhe në kohë të mira dhe të vështira! Por kam marrë dhe shumë zhgënjime!
Pjesë e rritjes! Jam zhgënjyer nga njerëz që s’janë njerëz! Atyre talenti s’ju vlen fare! Besoj që ju ndryshoj jetën shumë prej tyre dhe ata mua (për mirë), dhe kjo është shumë e bukur!’ – shkruan Alketa Vejsiu në rrjete sociale.