Sarah Berisha, blogerja e njohur shqiptare dhe Pajtim Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si Dj Pm janë një nga çifet më të komentuar në median rozë. Ata u njohën në edicionin e parë të Big Brother Albania, ku ishin banorë, e që prej atij momenti dyshja vijon me romancën e tyre edhe jashtë.

Çifti shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa edhe postojnë shpesh foto e video me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Përpara disa ditësh, Dj Pm i bëri një surprizë në një dasmë ku ai dhe Sarah ishin të ftuar.

Pajtimi u ul në gjunjë t’i propozonte, por kutia ishte bosh dhe gjithçka ishte një shaka. Për këtë, dj i njohur është ‘kryqëzuar’ nga ndjekësit, që e bëri Sarën të ndihej keq.

Kështu, në një bisedë virtuale me ndjekësit, ai u pyet nga një prej tyre nëse Sara u nervozua me të pas shakasë së hidhur që i bëri.

“Perderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postu vet nuk ka vend për nervozizëm, as nuk do të ketë kurr, edhe kur ti propozoj sbesoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video t’vecant keshtu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë sdo e bëj diku ku ti marrë vëmendjen të tjerve e aq më pak në darsëm e shokut tim t’ngushtë” – u përgjigj Dj Pm.