Më shumë se 1.5 miliardë maska që janë përdorur gjatë vitit 2020 si pasojë e pandemisë Covid-19 janë hedhur apo kanë përfunduar në det, duke ndotur ambientin. Jo vetëm kaq, por ato maska kanë transportuar me vete virusin vdekjeprurës, duke e shpërndarë atë.

Ka qenë ky alarmi i lëshuar nga OceansAsia, që ka shtuar se ndotja e krijuar nga pandemia Covid-19 ka vënë në rrezik faunën në gjithë globin. Ajo që e vërteton më së miri këtë gjë është fotoja e një majmuni, që mban një maskë në duar, madje e fut atë në gojë. Foto që ka bërë xhiron e botës.

Sipas OceansAsia, gjatë vitit 2020 janë hedhur 6200 tonelata më shumë mbetje plastike në dete dhe oqeane dhe impakti me ambientin ka qenë shumë i madh. Mjaft maska të përdorura gjatë pandemisë shihen përditë në rrugë në gjithë botën, por edhe në ujë, duke rritur nivelin e ndotjes.