Konsumimi i një kafe në mëngjes, është kthyer në një zakon për shumë njerëz. Sidomos në Shqipëri, ku çdo kafene është e mbushur plot në orët e para të ditës dhe jo vetëm… Dhe sigurisht, nëse një mëngjes nuk pini kafe, mund të keni vënë re se ndiheni disi ndryshe, ndoshta me dhimbje koke ose ndonjë efekt tjetër. Por pse ndodh kjo gjë?

Përgjigja qëndron në faktin se kafeina shkakton disa ndryshime fizike në trup. Kur nuk e konsumojmë kafen e mëngjesit, nuk vuajmë vetëm për shkak të ndryshimit në rutinën tonë, por edhe për shkak të ndryshimeve që përjeton trupi ynë. Në fillim do të ndiheni të lodhur dhe të dobët fizikisht. Disa studiues zbuluan se sa më shumë kafeinë të konsumoni, aq më i rëndë do të jetë ndryshimi që do të përjetoni, por edhe të përmbaheni nga sasitë e vogla.

Gjithashtu, kjo gjë çon edhe në simptoma të tërheqjes. Simptomat fillojnë 12-24 orë pas dozës së fundit të kafeinës dhe mund të zgjasin deri në nëntë ditë, thotë Sherry A. Ross, MD, një eksperte e shëndetit të grave.

Me konsumimin e kafesë, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe fillon udhëtimin drejt trurit tonë, aty ku bllokon një neurotransmetues frenues të quajtur adenozinë. Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave, ky proces rezulton në lirimin e hormoneve, si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë një efekt stimulues në trupin e njeriut.