Ndryshimet klimaterike në botë po bëhen gjithnjë e më të pranishme dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme do të jetë edhe më i madh vitet që pasojnë.

Temperature mesatare globale e planetit Tokë po shkon drejt një rritje me 1.5 gradë në pesë vitet e ardhshme, duke tejkaluar edhe parashikimet.

Kjo është konfirmuar nga një raport i përgatitur Agjencia Botërore e Meteorologjisë (WMO), që bashkëpunon me Kombet e Bashkuara.

Ajo ka deklaruar se një nga vitet midis 2021-shit dhe 2025-ës, do të jetë viti më i nxehtë në historinë e globit që është regjistruar ndonjëherë.