SHBA po përgatitet të ribashkohet në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut, i braktisur nën administratën Trump.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet të njoftojë sot se Shtetet e Bashkuara “do të ri-angazhohen” me Këshillin si vëzhgues, tha një zyrtar i administratës së Biden, njoftoi New York Times.

“Ne synojmë ta bëjmë këtë duke ditur se mënyra më efektive për të reformuar dhe përmirësuar bordin është të angazhohemi” brenda tij. Trump u tërhoq nga trupi i KB në 2018, duke pretenduar se ai shënjestroi Izraelin.