Disa prej nesh preferojnë të bëjnë një dush në mëngjes, por disa të tjerë preferojnë të shplodhen me një dush pas një ditë të vështirë dhe stresuese që mund të kenë pasur në punë. Por secili prej nesh nuk e di që gjatë dushit, ku preferojmë të qëndrojmë gjatë dhe kjo mund të ketë ndikim në lëkurën tonë, por edhe në faturën në fund të muajit dhe konsumimin e tëpërt të tij, bëjmë tre gabime që ndoshta nuk i kemi kushtuar shumë rëndësi. Me siguri, pasi t’i lexoni këto gabime, nuk do t’i bëni më.

Kalimi shumë kohë në dush

Për t’u qetësuar sa më shumë, ne preferojmë të qëndrojmë sa më gjatë në dush. Por nuk e dimë që sa më gjatë të qëndrojmë në ujë, aq më shumë dëme i shkaktojmë lëkurës sonë, duke e dehidratuar dhe duke e tharë atë. Nëse që nga sot do të qëndroni më pak në dush dhe do të merrni kohën që ju duhet dhe jo aq sa doni ju të qëndroni, me siguri do të shihni ndryshime në lëkurën tuaj.

Uji shumë i ftohtë ose uji shumë i nxehtë

Nuk duhet të lahemi as me ujë shumë të ftohtë dhe as me ujë shumë të nxehtë. Temperatura më e mirë për t’u larë është mes ujit në nxehtë dhe ujit të ftohtë, pavarësisht nëse jashtë është dimër apo verë. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, e mira është të lahemi me një dush të ngrohtë dhe jo të nxehtë, pasi kjo parandalon tharjen e lëkurës.

Mos-ajrosja e banjos

Nëse banjo nuk ajroset mirë, kjo mund të shkaktojë myk. Menjëherë pas dushit, kujdesuni që të hapni dritaren e banjos që të ajroset dhe të thahet nga avujt e krijuar.