E shtuna nuk do të jetë dita ideale për të shkuar në plazh. Kjo pasi i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë, teksa priten edhe reshje shiu.

Edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen sipas MeteoAlb.

Temperaturat do të ulen gjatë kësaj të shtune, me vlerat minimale që do të arrijnë në 13°C ndërsa ato maksimale në 35°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke shkaktuar dallgëzim 4  ballë.

Edhe Kosova do të dominohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut përgjatë kësaj të shtune, teksa do të ketë edhe kthjellime në disa zona.

Territori i Maqedonisë së Veriut, e kryesisht zonat kufitare me Shqipërinë do të karakterizohen nga një mot me shi e erëra të forta.