Shteti afrikan i Guinea ka lëshuar alarmin se në këtë vend janë regjistruar rastet e para me Ebola. “Jemi përballë një epidemie të re të shkaktuar nga Ebola”, tha shefi i agjencisë shëndetësore të Guinesë, Sakoba Keita, që ka dhënë edhe alarmin.
Deri më tani janë konfirmuar 7 raste me Ebola, por gjithashtu janë regjistruar edhe 3 viktimat e para. Pas këtij alarmi ka reaguar menjëherë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që tha se do të asistojë këtë vend, duke dërguar vaksinën.
Guinea ishte vendi afrikan që u përfshi më shumë nga një epidemi e Ebola nga viti 2013 deri në vitin 2016. Duke parë atë që ndodhi 5 vite më parë, OBSH do të dërgojë me urgjencë vaksinat ndaj virusit të Ebola për të ndihmuar vendin afrikan.