Në Britaninë e Madhe ka nisur një studim për të verifikuar efikasitetin e imunizimit nga dy doza të dy vaksinave të ndryshme anti-Covid në vend të aplikimit te personat të një vaksine të vetme.

Aktualisht ndodh që një person të marrë dy doza nga e njëjta vaksinë, ndërkohë që ka nisur eksperimentimi i marrjes së dy dozave nga dy vaksina të ndryshme.

Ky studim po kryhet nga National Immunization Schedule Consortium dhe në këtë studim janë përfshirë 800 vullnetarë të moshës mbi 50 vjeç në Angli.