Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sekuestruar lojëra e veshje për fëmijë me ngjyrat e ylberit, pasi përmbajnë dhe inkurajojnë homoseksualitetin. Lajmin e ka bërë publik Ministri i Tregtisë gjatë një emisioni televiziv, ku duken edhe funksionarë të kësaj ministrie që heqin nga dyqanet këta artikuj, lojëra e veshje shumëngjyrëshe.

Ministi konfirmoi se këto artikuj “janë në kundërshtim me besimin islam dhe muralin public, pasi promovojnë ngjyrat e homoseksualitetit, duke vënë në shënjestër gjeneratat e reja”. Ministria bëri me dije se do t’i sekuestrojë të gjithë këto artikuj, pasi sipas saj “ato përmbajnë simbole dhe shenja që ftojnë njerëzit drejt devijimit”.

Edhe pse në Arabinë Saudite nuk ka ligje në lidhje me orientimin seksual apo homoseksualitetin, raportet jashtëmartesore, përfshi edhe homoseksualitetin, janë rreptësisht të ndaluara. Sipas interpretimit të ligjit islamik , marrëdhënia seksuale mes personave të të njëjtit seks është e dënueshme me vdekje apo rrahje, në varësi të rastit.