Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës ka qenë ai i Casemiro-s nga Real Madrid te Manchester United për rreth 70 milionë euro.

Një operacion që i ka befasuar pothuajse të gjithë, duke përfshirë edhe disa lojtarë të kampionëve të Europës. Një prej tyre është Toni Kroos.

Mesfushori gjerman i Los Blancos e ka pranuar hapur se lëvizja e Casemiro-s te Manchester United ka qenë shumë e papritur për të.

“Jam befasuar nga ky vendim. Ai donte të provonte diçka të re”, ka thënë Kroos. “Ai është 30 vjeç dhe e di se në dy ose tre vite nuk do ta ketë këtë mundësi.

“Tani është në një moshë shumë të mirë për një hap të ri. Kishte shumë lajme në lidhje me këtë çështje. Në fillim mendoja se ishin vetëm zëra.

“Largimi i Casemiro-s ka qenë një surprizë për mua. Ka një diferencë të madhe mes Europa League dhe Champions League”.