Pasi konfirmuan ribashkimin, Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë të mbeten një nga çiftet më të përfolur në median rozë.

Dyshja nuk ngurojnë të fshihen më teksa i shohim të postojnë momente nga jeta e tyre edhe në rrjete sociale, duke kënaqur shumë fansa që duan të mësojnë më shumë rreth tyre.

Bora Zemani ka marrë përsipër të moderojë spektaklin e njohur të kërcimit “Dancing With The Stars”, që mesa duket nuk është një sfidë shumë e lehtë për të.

Partneri i saj, Donald Veshaj na zbuloi se fundmi përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale se gjendja e saj nuk është shumë e mirë, teksa tregon këmbët e saj të vrara nga këpucët.

“Gjynah”- shkruan aktori krahas fotos së publikuar në rrjete sociale, duke treguar së është gjithmonë pranë saj.