Sfida e nesërme mes Shqipërisë dhe Izraelit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të dy ekipet, vetëm fitorja iu hyn në punë, humbja i nxjerr jashtë loje të dyja.

Interesi është aq i madh për këtë takim saqë janë shitur të gjitha biletat për takimin e nesërm dhe hera e fundit që ndodhte kjo gjë ka qenë para 5 vitesh kur Izraeli përballej me Spanjën.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me një prej gazetarëve më të njohur në këtë vend, Liav Nachmani, i cili ishte pa fjalë pasi biletat janë shitur të gjitha kundër kuqezinjëve dhe ai nuk e pristë këtë gjë.

“Kundër një ekipi si Shqipëria, stadiumi i tejmbushur, nuk mbaj mend të ketë ndodhur më parë ndonjëherë. Të mbushet stadiumi kur vjen Shqipëria është një gjë e veçantë pasi mund të kuptohet nëse kjo ndodh kur vjen Polonia për Leëandoëski apo Spanja për yjet e tjera.

Hera e fundit që stadiumi ka qenë i tejmbushur për një ndeshje të Kombëtares i përket vitit 2017 ndaj Spanjës. Gjithashtu edhe me Poloninë në 2019 ka qenë thuajse i mbushur, por jo në këtë masë si tani”, thotë gazetari izraelit për Sport Ekspres.

Kujtojmë se pas sfidës së nesërme ndaj Izraelit, Shqipëria ka dhe sfidën e fundit në grup tre ditë më pas, atë ndaj Islandës që do luhet në “Air Albania”.