Në Izrael, fushata për vaksinimin e popullsisë po shkon me ritme të kënaqshme. Qeveria është përfshirë në një vaksinim masiv të popullsisë, aq sa në Jeruzalem vaksinat kryhen edhe në rrugë.

Stafet e angazhuara në këtë proces ftojnë qytetarët të vihën në radhë në pikat e ngritura për të marrë dozën e parë të vaksinës edhe pse nuk kanë bërë asnjë prenotim dhe pa asnjë kosto.

Të gjithë mund të vijnë dhe të vaksinohen, qendrat lëvizëze janë të hapura për të gjithë”, thonë vullnetarët, ndërkohë që në Izrael aplikohet vaksina e Pfizer. Kjo kompani i ka siguruar Izraelit 10 milionë doza.

Për pasojë, deri më tani, në Izrael janë vaksinuar më shumë se 4.5 milionë njerëz, që kanë marrë tëb paktën dozën e parë. Kjo do të thotë se në Izrael është vaksinuar gjysma e popullsisë (Izraeli ka 9 milionë banorë).

Konfirmohet gjithashtu se 3.1 milionë njerëz kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, ndërkohë që për arsye të ndryshme nuk mund të marrin vaksinës 3 milionë izraelianë.