Ajo është një nga artistet më të dashura shqiptare. Edhe pse e re në moshë, këngëtarja ka arritur disa suksese në karrierën e saj.

Bëhet fjalë për Arilena Arën, një nga emrat më të dashur në Shqipëri. Simpatike, e ëmbël dhe me një zë magjik, Arilena është shumë e preferuar jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore tashmë.

Së bashku me Florian Binaj, Arën e kemi parë të drejtojë emisionin investigativ “Piranjat”, që mbylli sezonin e parë përpara disa javësh.

Sakaq, duke qenë se ka një numër shumë të madh ndjekësish, Arilena është mjaft aktive edhe në rrjete sociale. Përgjatë këtyre muajve, ajo ka ndarë foto dhe momente të ndryshme nga pushimet.

Edhe pse prej disa vitesh ajo ka zyrtarizuar lidhjen me Popi Kolën, që është njëkohësisht edhe menaxheri i saj, Arilena nuk preferon të ndajë shumë detaje nga jeta e saj private.

Mirëpo, së fundmi, ajo nuk ka rezistuar dot. Në profilin e saj zyrtar në Instagram, ajo ka publikuar një album me foto krah të dashurit të saj të zemrës, ku të dy duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

“Në këtë botë jemi vetëm ne”, ka shkruar Arilena në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)