Ajo është karizmatike dhe tejet e qeshur, pa komplekse dhe një nga aktoret më të njohura në ekranin shqiptar.

Bëhet fjalë për Rudina Dembacaj, e cila është kthyer në një personazh tejet të preferuar për publikun vendas dhe mjaf të komentuar edhe në median rozë.

Aktorja është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku veç postimeve të ndryshme gjatë gjithë ditës, shpesh gjen edhe kohën t’u japë përgjigje ndjekësve të saj dhe të zhvillojë me ta biseda virtuale.

Mirëpo nga një person që zakonisht na dhuron buzëqeshje, këtë herë Rudina na ka përlotur të gjithëve me postimin e saj të fundit, teksa shihet në krahët e të atit të saj të ndjerë.

“Më mungon ba”- shkruan aktorja krahas fotos së publikuar nga ajo, ku Rudina duket shumë e re në moshë.