Tymuese me ngjyra, këngë, vallëzime, fishekzjarre, veshje me ngjyra, përqafime, buzëqeshje, kërcime… Gjithçka ka ndodhur të dielën në Marseje, ku mbi 6000 persona kanë pushtuar rrugët e qytetit për të festuar karnevalet. Për fat të keq, shumica e këtyre njerëzve nuk mbanin maska (të detyrueshme për shkak të pandemisë) edhe pse, çuditërisht, kjo është një festë ku shpesh maskat janë pjesë e saj.

Ky event nuk ishte autorizuar nga Bashkia. Megjithatë, njerëzit kanë vendosur të “pushtojnë” rrugët dhe të festojnë për orë të tëra. Askush nuk ka respektuar masat anti-Covid, përkundrazi, është festuar sikur të mos jemi në mes të një pandemie. Policisë i janë dashur orë të tëra për të larguar njerëzit nga sheshet.

Një event i paplanifikuar dhe papërgjegjshmëria e këtyre presonave mund të na kushtojë rëndë”, thanë drejtuesit e Bashkisë. Vjet, ky event u anullua pikërisht për shkak të pandemisë. “Jemi të lodhur duke qëndruar të mbyllur me gjithë këto kufizime”, u shprehën të rinjtë gjatë festës.