Pjesë e këtij grupi mund të jenë ata që kanë kaluar në 98% IQ (koefiçenti i inteligjencës) të popullsisë botërore. E kemi fjalën për Mensa, shoqatën ndërkombëtare që tashmë në mesin e anëtarëve të saj është ka edhe një vajzë dyvjeçare nga Kentaki, Isla McNabb.

Nën këshillën e një psikiatri, prindërit e vajzës vendosën që vajza e tyre t’i nënshtrohej një testi për të matur IQ-në. Duke marrë parasysh grupmoshën e vogëlushes, rezultati ishte befasues: 99% përqindësh.

Babai i saj Jason deklaroi se vajza e vogël, pasi tregoi interes për të mësuar alfabetin, filloi të drejtonte shkronjat dhe më pas fjalët, kështu që shpejt ajo mundi të lexonte.

Kështu, shoqata Mensa vendosi t’i ofrojë asaj të jetë pjesë e grupit të vogël të anëtarëve, duke u bërë kështu edhe më e reja mes tyre.