Këngëtarja shqiptare Loredana mundohet të shfaqet gjithmonë shumë e kuruar kur publikon foto në rrjetet e saj sociale. Por ashtu sikurse çdo njeri, edhe reperja vuan nga mosperfeksioni dhe këtë nuk ngurron ta tregojë për të gjithë ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një foto pa filtra ku tregon fytyrën e saj të mbushur plot me quka. Ajo e ka shoqëruar foton me një tekst ku shpjegon për fansat se qukat e saj po bëhen tashmë të bezdisshme pasi po zmadhohen dhe po i përhapen në të gjithë fytyrën.

“Qukat e mia po zmadhohen” – shkruan ajo sipër fotos, ndërsa më pas ka publikuar një foto tjetër ku tregon hundën, duke shuar dyshimet për një operacion plastik.

“Hunda ime është e vërtetë” – shkruan Loredana.