Prezantuesja e njohur braziliane, e cila prej më shumë se 10 vitesh është pjesë e ekranit shqiptar Andresa Ambrosio ka zbuluar se është në pritje të një djali.

Përpara pak javësh në programin e të Dielës Shqiptare, ku ajo prezanton së bashku me Ardit Gjebrean “Telebingon”, Andresa konfirmoi shtatzaninë e saj në televizion.

Sakaq, ditën e sotme, ajo ka zbuluar edhe gjininë e bebit, sërish në një nga programet e Tv Klan, “Rudina”.

Përpara se të plaste tullumbacin që mbante brenda lajmin e bukur me gjininë e bebit, Andresa u shpreh se nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, por të jetë i shëndetshëm.

Pasi plasi tullumbacin e madh, nga ku dolën disa tullumbacë të vegjël blu, Andresa gëzoi duke qeshur për këtë lajm të bukur.