Këngëtari Erik Lloshi, ka publikuar projektin e fundit muzikor “Ta qesim tymin”. Për të promovuar këngën e re dhe për të folur për planet, këngëtari ishte i ftuari në emisionin “Abc e pasdites”. Mes te tjerash, Lloshi ka folur edhe për blerjen e klikimeve, duke thënë se është shumë më ndryshe nga ai që shihet nga klikimet e tyre.

“Realiteti është ndryshe, nuk mund te marrësh dy milionë klikime kur ke një popull aktualisht ka shkuar në 2.5 milionë njerëz në Shqipëri ndoshta edhe më pak sepse kanë ikur shumica, është jashtë çdo norme të dalësh mbi këngëtaret botëror me klikime. Blerja e klikime është kthyer në biznes.

“Kosova, për mendimin tim, përdorë një lloj taktike që është menaxhim të mirë. Nëse do flasim për produksionet shqiptare dhe kosovare, janë larg njëra-tjetrës.

Produksionet shqiptare kurohen në detaj, ndërsa produksionet kosovare blejnë beat-in nga interneti, tekstin e blejnë, çdo gjë e blejnë. Nuk bëjnë asgjë vetë. Ndërsa ne punojmë një muaj deri në dy muaj për të bërë një këngë. Ama, ana menaxheriale është më e fortë se në Shqipëri.

Atje nuk i ngatërrojnë që artisti të flas me lokalet, vet me producentin secili ka rregullat e veta. Ndërsa në Shqipëri është parregullsia dhe pabesi ndaj anës financiare”, u shpreh Erik Lloshi.