Galizia është rajoni i parë në Spanjë që do të aplikojë masat ndaj personave që refuzojnë pë asnjë motiv të kryejnë vaksinën anti-Covid. Parlamenti i kësaj komune autonome, në veriperëndim të vendit, ka aprovuar një ligj në lidhje me normat shëndetësore rajonale.

Në këtë ligj të ri parashikohen gjoba për personat që refuzojnë të vaksinohen. Gjobat nisin nga 1 mijë euro deri në 600 mijë euro. Sipas ligjit, gjobat ndahen në 3 nivele: Të lehta, të rënda dhe shumë të rënda, në bazë të rrezikut që shkaktojnë për shëndetin e popullsisë.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë në Spanjë, Carolina Darias, ka konfirmuar se procesi i vaksinimit në Spanjë nuk është i detyrueshëm. Ajo dha opinionin e saj për këtë çështje, duke shtuar se do të presë vlerësimet juridike për të kuptuar ligjin e ri të rajonit të Galizia dhe nëse ka vlera në ligjet spanjolle.