Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, u kritikua shumë pas performancës së saj në “Eurovision 2022|”. Megjithatë, duket se pas pjesëmarrjes në Eurovision, Ronela ka bërë për vete mijëra fansa nga e gjithë bota.

Hajati përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”, por u kritikua për këndimin e saj, si dhe për veshjen. Megjithatë, shumë të tjerë nuk ndanin këtë mendim, por e vlerësuan për energjinë që dha.

Këtë gjë, e ka treguar dhe njëherë pjesëmarrja në e Hajatit një eveniment në Spanjë, ku është pritur shumë mirë.  Ronela ka ndarë një video nga performanca e saj në Madrid, teksa ka risjellë në vëmendje dhe kritikat e ashpra me të cilat është përballur.

Në postimin e saj, ajo shkruan se askush nuk u mor me veshjen e saj dhe nuk nxori justifikime për të gjetur diçka keq. “Në fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpikën 100 justifikime për të gjetur patjetër diçka keq…

Po në fakt jemi në Spanjë dhe si kudo në Evropë çdo përfaqësues i shtetit pavarësisht çdo lloj rezultati kanë pasur suportin pozitiv të mediave përgjithmonë!

Nejse, versioni i ri i “SEKRET” i bëri dhe njëherë tjetër njerëzit të këndojnë shqip!”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.