Modelja e njohur Françeska Jaçe është një personazh i botës rozë që bie shpesh pre e lajmeve.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me bukuroshen e njohur nga publiku shqiptar si ish-banore e reality show-t, Big Brother.

Edhe pse u bë shumë vite që ajo ka qenë pjesë e këtij formati, Françeska ka vijuar me daljet e saj në media e duke krijuar kështu fansat e ndjekësit e saj, të cilët i surprizon herë pas here.

Këtë të mërkurë, modelja ka publikuar disa foto shumë ‘hot’ me bikini, ku ka ekspozuar trupin e saj dhe linjat perfekte.

Në fotot e publikuara në Instagramin e saj, Françeska shfaqet e veshur me një palë bikini të kuqe, mjaft në formë edhe pse tashmë jemi në fund të verës.

Ajo po shijon pushimet e saj në Saint Tropez, ndërsa ka kënaqur edhe ndjekësit e saj me disa foto të veçanta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Franceska Jace (@franceskajace)