Një vaksinë Covid e gjeneratës së ardhshme që tw mbron kundër një shumëllojshmërie të gjerë të koronaviruseve. Kjo është ajo për të cilën po punojnë te gjigandi farmaceutik Pfizer dhe kompania partnere BioNTech.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se testet te njerëzit do të nisin në gjysmën e dytë të vitit. Është një ilaç, ende në një fazë eksperimentale, i krijuar për të shkuar përtej vaksinave aktuale dhe për të mbuluar variantet e tanishme dhe të ardhshme.

Vaksina e re – Siç raporton Reuters, puna përfshin një nxitje të limfociteve T për të shmangur format e rënda të sëmundjes nëse virusi bëhet më i rrezikshëm dhe mbulimin e vaksinimit pan-koronavirus (kundër të gjithë koronaviruseve).

BioNTech njoftoi se qëllimi i saj është “të sigurojë mbrojtje të qëndrueshme ndaj varianteve të ndryshme“. Aktualisht, të dy kompanitë po diskutojnë me rregullatorët një version të modifikuar të vaksinës së tyre që mbron kundër Omicron.