Një tjetër rekord për New York: gradacela më e hollë në botë sapo ka përfunduar. Kjo është Kulla Steinway, e njohur fillimisht si 107 West 57th Street, nga emri i rrugës ku ndodhet, vetëm dy blloqe larg Central Park.

Kulla ka 84 kate, është mbi 436 metra e lartë, ndërsa baza ka përmasat 24 × 18 metra, për këtë arsye, duke marrë parasysh raportin midis bazës dhe lartësisë, u kurorëzua si gradaciela dhe ndërtesa më e hollë në botë.

Qiellgërvishtesit e Manhatan-it shihen nga Central Park, duke përfshirë Kullën Steinway në qendër.  Kulla Steinway është gjithashtu një nga ndërtesat më të larta në hemisferën perëndimore.

I projektuar nga ShoP Architects të Nju Jorkut dhe i ndërtuar nga JDS Development, Property Markets Group dhe Spruce Capital Partners, ajo buron nga ideja e firmës për të krijuar një interpretim të ri të guximshëm të horizontit të New York.

Moda për  gradacielat super të hollë vjen nga Azia, veçanërisht Hong Kongu, ku në vitet 1970 këto ndërtesa tërheqëse filluan të bëhen të njohura, duke u zgjeruar gradualisht në qytete të tjera anembanë botës dhe më pas mbërritën në Shtetet e Bashkuara.

Behet fjale per ndërtesën historike të vitit 1925 që me kalimin e viteve strehoi kompaninë e pianos Steinway and Sons dhe një sallë koncertesh, e kthyer tashmë në shtëpi luksoze. Fasada e kullës është në vetvete një kryevepër inxhinierike pasi ajo karakterizohet nga një material i aftë për të ndryshuar ngjyrën dhe strukturën bazuar në efektet e dritës dhe këndeve të shikimit.