Armando Shehi apo siç njihet gjerësisht nga fansat Andi i Përputhen është një nga personazhet më të famshëm në Shqipëri. Ai u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Andi po përjeton disa ditë jo të lehta për të dhe familjen e tij. Gjyshi i tij ka ndërruar jetë dhe është varrosur ditën e sotme.

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ai falënderon të gjithë njerëzit që iu gjendën pranë.

Ish-konkurenti i Përputhen, kujton edhe një këshillë të dhënë nga gjyshi i tij i ndjerë, ku thumbon disa njerëz që nuk iu gjendën pranë në këtë ditë të vështirë.

“Gjyshi gjithmon më ka thënë shoku i mirë, duket në ditë të vështira! Sot, në varrimin e tij, e kuptova se për çfarë e kishte fjalën. Faleminderit atyre që mu gjenden pranë. U prehsh në paqe”, shkruan Andi në Instagram.

Pak kohë më parë ai u nda edhe nga Melisa, ish-konkurentja e Përputhen me të cilën krijoi lidhje brenda programit, teksa nga Përputhen ai doli çift me Tean.