“Ne u befasuam kur zbuluam një albin të vogël midis këlyshëve tanë breshkash gjigante Galapagos – ky fenomen nuk është vërejtur kurrë më parë në kopshtet zoologjike apo në natyrë.”

Pikërisht me këto fjalë nga Tropiquarium of Servion, në Zvicër jepet njoftimi i gëzuar i një lindjeje të jashtëzakonshme. Dy, në fakt, të ardhurat e reja të species në parkun zoologjik, por … “njëra është e zezë, si prindërit e saj, dhe tjetra është e bardhë, ajo është albine”, saktësojnë pronarët e objektit.

“Këto breshka, – shtojnë ata, – që janë në rrezik zhdukjeje, kanë lindur në kuadër të një programi të ruajtjes së specieve. Janë lindje të rralla dhe të jashtëzakonshme, sidomos për atë albine.

“Kjo është hera e parë në botë – përsëritet përfundimisht – që një breshkë albine e Galapagos lind dhe mbahet në robëri. Albinizmi është i rrallë te breshkat me rreth një rast në 100,000 individë, krahasuar me rreth një rast në 20,000. individë te njerëzit”.