Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është një nga këngëtarët shqiptarë më të famshëm në botë, pas konkurrimit të tij në Eurovision. Muharremaj ka treguar diferencat që ka shteti i Zvicrës me Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar se nuk ka si trojet shqiptare…

Unë besoj tek shumë vlera, por vlera ime më kryesore besoj kur isha më i vogël ishte respekti, më e rëndësishme për mua dhe e kuptoja kur takoja njerëz dhe ishte më e komplikuar për me fol, nuk kam pasur të njëjtin edukim.

Në Zvicër, gjuha franceze është me fol në një mënyrë, dhe kur nuk flet ashtu nuk është problem, por njerëzit gjykojnë, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk e kanë këtë problem. Gjithmonë kam folur përshesh, kështu miks edhe shqip edhe toskërisht edhe gegërisht.

Në Zvicër e paragjykojnë të folurën tënde. Ka njerëz që nuk kanë mundësi me e thënë atë që mendojnë se nuk i kanë mësuar fjalët.

Në atë moment erdhi vlera sinqeriteti, nëse nuk ka sinqeritet nuk ka asgjë për mua, gjëja më e rëndësishme është t’i thuash gjërat të tjerëve edhe kur nuk i ke fjalët.

Unë këtë e kam mësuar sepse besoj tek gjëja më e rëndësishme që janë sytë. Sytë e njerëzve, s’do të harroj kurrë sytë e gjyshes sime, që ka parë çdo gjë, që ka humb fëmijë, ka parë luftë, në momentin kur nuk fol është shumë më i vlefshëm se sa fjalët”, tha Gjoni në “A live night”.