Për herë të parë pas kaq shumë kohësh, nëna e këngëtarit të njohur Luiz Ejlli, i cili që prej 24 dhjetorit të vitit 2022 është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother ka folur për herë të parë për eksperiencën e të birit në këtë program.

Në emisionin ‘Ditë pas Dite’ në RTSH, ajo ka komunikuar me moderatoren Fjodora Fjora ajo është shprehur e lumtur që Luizi ësht mirë, ndërsa ka treguar se për arsye shëndetësore nuk mund të jetë pjesë e programit. Moderatorja përmblodhi me pak fjalë edhe atë çfarë tha nëna e Luizit.

“U detyrova ta heq sepse ajo është pa qejf. Jam e lumtur që Luizi është mirë. Aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë. Uroj të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shijojnë. Do kisha dashur të isha aty por gjendja shëndetësore nuk ma lejon”, është shprehur nëna e Luizit.

Sakaq, i ftuar në emisionin ‘Ditë pas Dite’ ishte edhe miku i Luizit, Meridian Ramcaj,  i cili tregoi se nëna e këngëtarit nuk është shumë e interesuar për çmimin e madh por për gjendjen e të birit. “Unë flas shpesh dhe kur i them që Luizi do fitojë më thotë: Unë dua që djali im të dalë ashtu si ka hyrë duke qeshur”, u shpreh ai.