Orinda Huta është një moderator tashmë shumë e dashur për të gjithë, edhe pse publiku shqiptar e ka njohur fillimisht përmes këngëve.

Ajo ia ka dalë të shkëlqejë në të dyja fushat, teksa së fundmi po shkëlqen edhe në fushën më të rëndësishme të jetës, si nënë.

Së fundmi, Orinda ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit me Aldon, në Tv Klan, ‘Aldo Morning Show’, ku ka folur lidhur me një tjetër gjë shumë të rëndësishme në jetën e saj veç Atarës dhe Turit… qenit.

Çifti prej vitesh kanë një qen në shtëpinë e tyre, Rubin, me të cilin kanë një marrëdhënie shumë speciale. Ajo tregon se në fillimet e tij në shtëpi, njerëzit e këshillonin që ta linin jashtë për shkak të qimeve, ndërsa zbulon edhe episodin e veçantë me Turin.

‘Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë” – tregoi Orinda në emisionin e mëngjesit ‘Aldo Morning Show’