Armaldo Kllogjeri, i njohur ndryshe edhe si ‘Maestro’ i shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka qenë në një situatë shumë të tensionuar së fundmi. I ndodhur në nominim me Luizin dhe Kristin, Maestro ka pasur debate shumë të forta me këta të dy thuajse gjatë gjithë javës.

Por, pak orë më parë, Armaldo ka bërë një deklaratë shumë të fortë rreth vijimësisë së garës në shtëpinë e Big Brother. Nē një bisedë me Oltën dhe Luizin, Maestro është shprehur se ai e lë shtëpinë e Big Brother pa asnjë diskutim nëse edhe Luizi me Oltën e bëjnë diçka të tillë.

‘Nëse unë dhe Luizi dal nga shtëpia, ti del më tha mua Olta? I thashë: Unë dal. ‘Del apo nuk del?’ I thashë: Dal. ‘Zër be gocën’ për kokën e gocës i thashë unë dal. Po dolët ju nga shtëpia, unë dal sepse nuk rri dot pa ju. Ju të dy keni kontraditat tuaja, është problemi juaj, por ju e keni vënë re.

Unë nuk mund ta kem atë humor që kam me ju, me të tjerët. E lë shtëpinë në çdo moment”- i tha Armaldo Luizit dhe Oltës.