Ata që zgjohen herët ishin në gjendje të shihnin katër planetë në linjë, në qiellin e mëngjesit. Mërkuri do t’i bashkohet festës, duke lejuar SHBA të jenë dëshmitarë të pesë planetëve të rreshtuar në qiell për herë të parë në gati 20 vite. Të apasionuarit pas galaktikës do të jenë në gjendje të shohin Mërkurin, Venusin, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin në qiellin e hershëm të mëngjesit.

Mund të jetë e vështirë ta dallosh Mërkurin në fillim të qershorit për shkak të afërsisë së tij me horizontin, raportoi “EarthSky.org”. Pra, nevojiten dylbi për t’i parë të gjithë planetët në fillim të qershorit, ndërsa Mërkuri duhet të jetë më i dukshëm deri më 10 qershor, duke e bërë më të lehtë shikimin me sy të lirë, për sa kohë që dritat e qytetit dhe kushtet e motit nuk i pengojnë njerëzit të shohin spektaklin.

Një tjetër gjë magjepsëse është se të gjithë planetët do të shfaqen sipas sistemit diellor, natyrisht duke përjashtuar Tokën. Kjo nuk është një dukuri e rrallë, por hera e parë që do të shfaqet në rregull në qiell që nga dhjetori 2004, sipas “Sky & Telescope”. Do të duhen edhe rreth 20 vite që kjo të ndodhë edhe një herë, pasi nuk do të shfaqet më në rregull deri në vitin 2040.

Arsyeja pse planetët do të shfaqen të gjithë në të njëjtën kohë është sepse të gjitha orbitat e planetit rreth diellit janë afër një linje. Mërkuri rrotullohet rreth diellit 88 ditë, ndërsa Saturnit i duhen 29 vite për ta bërë këtë.

Lidhja do të jetë e dukshme në SHBA dhe në pjesën tjetër të hemisferës veriore në mëngjes herët, duke parë nga lindja drejt juglindjes, duke filluar rreth një orë para lindjes së diellit derisa shkëlqimi i diellit të pushtojë qiellin. Ata në hemisferën jugore duhet të shikojnë nga lindja në verilindje.

“Vetëm sigurohuni që të vendosni alarmin dhe të zgjoheni në kohë”, – tha “Sky & Telescope”. Si këshillë, Venusi është planeti më i ndritshëm për t’u parë, i ndjekur nga Jupiteri, tha “EarthSky.org”.

Lidhja do të arrijë kulmin e saj më 24 qershor, sipas “Sky & Telescope”, kur hëna në rënie do të vijë midis Venusit dhe Marsit, duke shërbyer si një Tokë e rremë në vend të sistemit diellor. Ndërsa zvarritemi drejt korrikut, kjo lloj shtrirjeje e planetëve do të zhduket. NASA tha se Venusi dhe Saturni do të zhduken nga pamja herët në mëngjes deri në shtator.

“Me përfundimin e qershorit, Mërkuri do të kthehet drejt shkëlqimit të lindjes së diellit, – tha ‘EarthSky.org’. – Me fillimin e korrikut, Mërkuri, i quajtur shpesh planeti më i pakapshëm, do të zhduket nga pamja”.