Thierry Henry është kthyer të flasë për finalen e Euro 2000 të fituar kundër Italisë falë Golden Golit të Dabid Trezeguet.

“Të them të drejtën, finalja ka qenë ndeshja që kemi luajtur më keq. Nëse e mbani mend, kemi patur disa raste, por më pas Italia ka shënuar”, ka thënë ish-sulmuesi për SPORF.

“Del Piero ka patur dy raste të pastra një kundër një me portierin, ka qenë pa fat, por në një moment, nuk e di nëse e mbani mend, kemi patur 6-7 sulmues në fushë, asnjë mbrojtës: luanim vetëm për të shënuar”.

“Në atë moment erdhi Silvan Wiltord. Jam akoma i sigurt se nëse Toldo do të kishte qëndruar në këmbë, do ta kishte pritur topin me këmbë dhe aty do të kishte mbaruar ndeshja”.

“Ai ka zgjedhur të hidhet, por nëse nuk do ta kishte bërë, do ta kishte pritur me këmbë. Në jetën time kam thënë gjithmonë se Alan Shearer ka qenë finalizuesi më i mirë që kam parë në Premier League, por Trezeguet është finalizuesi më i mirë në botë. Vetëm ai mund ta kishte shënuar atë gol. Ka qenë njeriu i duhur në vendin e duhur, ishte shkruar që të shkonte ashtu”.