Qindra manifestues kanë pushtuar rrugët e Jeruzalemit, duke rrethuar shtëpinë e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe kërkuar dorëheqjen e tij. Ky i fundit është akuzuar për korrupsion, ndërkohë që sot ka nisur një tjetër proces ndaj tij.

Përveç akuzave për korrupsion, qytetarët shprehen se Netanjahu ka keqmenaxhuar situatën gjatë pandemisë së Covid-19. Nga ana e tij, kryeministri i Izraelit ka mohuar akuzat dhe avokati i tij ka kundërshuar procesin për motive proceduriale.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore Netanjahu ka qëndruar për rreth 20 minuta dhe më pas është larguar nga salla e gjyqit pa dhënë asnjë deklaratë, ndërkohë që manifestuesit ishin ende jashtë duke protestuar. Seanca vijoi pa praninë e tij.