Probleme për Netflix, që për herë të parë prej 10 vitesh ka humbur rreth 200 mjë klientë. Kolosi amerikan i filmave dhe serialeve televizive e ka dhënë lajmin mbrëmjen e së martës pas mbylljes së Wall Street.

Dhe rënia nuk ka mbaruar me kaq, siç kanë shpjeguar drejtuesit. Edhe në tremstrin e dytë do të ketë humbje marramendëse, rreth 2 milionë përdorues.

E gjitha kjo po ndodh pavarësisht kthimit të disa prej serialeve më të suksesshëm të platformës si “Stranger Things” dhe “Ozark” dhe debutimit të filmit “The Grey Man”. Në rënie të lirë titulli në bursë, që tani vlen 23% më pak.

Ka qenë një rënie e papritur që ka shkaktuar shumë zhumrë. Netflix, që aktualisht ka 221.6 milionë të abonuar, i kishte regjistruar humbjet e fundit në tetorin e 2011-ës.

Të ardhurat e tremestrit të parë janë rritur me 10% në 7.87 miliardë dollarë, por kanë qenë më pak në krahasim me parashikimet e bëra nga Wall Street me 7.93 miliardë. Të ardhurat kanë rënë me 1.6 miliardë në krahasim me 1.71miliardët në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Numri i madh i familjeve që ndajnë llogarinë, i kombinuar me konkurrencën, po krijojnë probleme për rritjen e të ardhurave”, ka pohuar Netflix, duke shpjeguar vështirësinë për afrimin e klientëve të rinj, si në Amerikë ashtu edhe në nivel global.