Zbulime të reja, të rëndësishme në kuadrin e transferimit të pronësisë së Milanit midis fondit Elliott, të drejtuar nga Ivan Gazidis, dhe RedBird. Sipas “Financial Times”, përkrah Gerry Cardinale në blerjen e klubit kuqezi me rreth 1.2 miliardë euro është gjithashtu ekskluziviteti i bejsbollit i New York Yankees.

Ky ekskluzivitet është në pronësi të familjes Steinbrenner dhe Main Street Advisors, një fond investimi me bazë në Los Angeles, i cili numëron ndër investitorët e tij yllin e basketbollit LeBron James, producentin e famshëm muzikor Jimmy Iovine dhe reperin Drake.

Dhe përsëri: “RedBird do të njoftojë hyrjen e partnerëve të tij të rinj që më 31 gusht, të mërkurën, dita në të cilën grupi i ri teknikisht duhet të marrë kontrollin nga Elliott. Marrëveshja, e orkestruar nga themeluesi i RedBird Gerry Cardinale, thekson vullneti mes investitorëve amerikanë për të investuar në futboll, i konsideruar si sporti i preferuar në botë dhe në veçanti në skuadrat e ligës italiane.

“Financial Times” shton: “Cardinale e konsideron Milanin një ‘gjigant të fjetur’ dhe dëshiron ta kthejë atë në lavditë e së kaluarës, madje edhe ndërkombëtarisht. Yankees janë ndër markat më të mëdha në sport, me një rekord prej 27 kampionate të Serisë Botërore ‘Major League Baseball’.

Ekipi ka qenë në pronësi të familjes Steinbrenner që nga viti 1973, kur patriarku i ndjerë George pagoi 8.8 milionë dollarë për ekskluzivitetin, i cili tani vlerësohet nga Forbes në 6 miliardë dollarë.

Yankees janë bashkëpronarë, me Manchester City Football Group, i ekskluzivitetit të Major League Soccer New York City FC me bazë në SHBA. Cardinale ka punuar me New York Yankees për dekada, duke përfshirë edhe vitet e tij në Goldman Sachs.

Yankees do të punojnë ngushtë me Milanin, ndërsa për sa i përket Main Street, LeBron James, Iovine dhe Drake do të jenë investitorë pasivë përmes fondit dhe nuk kanë marrë aksione të drejtpërdrejta.