PSG nuk shkoi përtej barazimit të dielën kundër Monaco (1-1), çka nënkupton një ngadalësim të fillimit të shkëlqyer të sezonit me nga katër gola dhe pushtimin e Superkupës së Francës kundër Nantes.

Parizienët u gjendën në disavantazh dhe madje ishin afër mos marrjes asnjë pikë nëse nuk do të ishte një penallti e kthyer në gol nga Neymar. Braziliani u rrëzua në zonë nga Maripán dhe nuk ngurroi të gjuante penalltinë përpara Kylian Mbappé.

Me më pak se 85 ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, Neymar ka startin më të mirë të sezonit që nga veshja e fanellës së PSG-së. Numrat e tij përmirësohen në çdo ndeshje dhe pjesëmarrja në sulm tejkalon çdo shoku tjetër të skuadrës.

As Messi dhe as Mbappé nuk përputhen me të. Braziliani e ka nisur këtë sezon “zjarr”, duke e ditur se Kupa e Botës është afër. “10” e Brazilit dëshiron të luajë një rol të madh në kombëtare, me synimin për të fituar Botërorin e gjashtë në histori për vendin e tij.

PSG nuk i mori të tria pikët kundër Monaco, por pa një tjetër gol nga Neymar në Ligue 1. Ish-lojtari i Barcelonës ka marrë pjesë në 12 gola në katër ndeshjet e para të kampionatit francez. Kjo shifër përmblidhet në 6 gola dhe 6 asiste, plus 2 gola që shënoi në Superkupën e Francës, për gjithsej 8 gola në të gjitha garat e këtij edicioni.

Sipas “SofaScore”, anësorit të majtë i nevojiten 32 minuta për të shënuar ose asistuar një bashkëlojtar dhe ka 82% saktësi. Pavarësisht se është një lojtar sulmues, ai gjithashtu di të rikuperojë topat dhe kjo reflektohet në 53% të dueleve të fituara deri më sot. Ai madje ka krijuar 9 raste shënimi duke humbur vetëm një.

Sezoni i Neymar ka ndryshuar tërësisht në vetëm pak javë për shkak të fillimit të tij të shkëlqyer. Ajo që dukej si një numërim mbrapsht për ta parë atë të largohej nga skuadra pariziene, nga dera e pasme, e shtuar në luftën e brendshme me Mbappe, e ka bërë aktualisht lojtarin më të mirë të PSG-së.

Pa dyshim, numrat e tij kanë lumturuar trajnerin Christophe Galtier dhe bordin parizien. Braziliani dëshiron të ketë sukses këtë vit me klubin e tij dhe mbi të gjitha me Brazilin në “Katar 2022”.