Manchester United e ka mbyllur merkaton me goditjen Antony, por në Carrington mund të kishin kursyer shumë sterlina. Gjithçka për “faj” të Solskjaer dhe pavendosmërisë së tij. Prapaskena e merkatos është zbuluar nga Mirror.
Më në fund
Ten Hag ka shtyrë shumë për të marrë Antony këtë verë dhe ka kërkuar që klubi të rriste ofertën kur është bërë e qartë se United kishte nevojë për përforcime në sulm dhe që Ajax-i po e shfrytëzonte këtë situatë.
Trajneri holandez ishte dhe është aboslutisht i bindur për cilësinë e investimit për një futbollist që ai e njeh shumë mirë.
Kështu, pas një negociate të gjatë dhe të lodhshme, e karakterizuar edhe nga greva e futbollistit brazilian për të forcuar dorën e klubit holandez, situata është zhbllokuar falë një shume të pasur të derdhur në arkat e Ajax-it.
Një shumë pothuajse 100 milionë euro, një shifër që është konsiderua rnga shumë ekspertë të merkatos i e ekzagjeruar.
Solskjaer
Gjithçka mirë, atëherë. Megjithatë, United mund të kishte menaxhuar ndryshe situatën. Mund të kishte kursyer duke ofruar një lojtar në këmbim. Ose mund ta kishte marrë brazilianin disa vite më parë duke paguar më pak se gjysmën e gjysmës.
Ka qenë viti 2020 kur Ajax-i ka qenë i gatshëm të negociojë shitjen e lojtarit të marrë nga Sao Pualo, që nuk kishte bindur akoma plotësisht, për 15 milionë euro.
Jo, faleminderit
Në atë rast, Solskjaer, trajneri i United në atë kohë, nuk ishte plotësisht i bindur nga Antony. Norvegjezi ka hequr dorë nga lojtari i Ajax-it dhe ka vendosur t’i besojë një tjetër Anthony… Martial.
Një zgjedhje që ka rezultuar një dështim në aspektin teknik dhe atë ekonomik. 24 muaj dhe disa milionë më pas, Martial është një talent akoma në kërkim të vetes, ndërsa Antony, që duhet të tregojë vlerat e tij në Premier, ka zbarkuar në Manchester për një çmim të frikshëm.