“Pasaporta shëndetësore” që Bashkimi Europian dëshiron të realizojë për një hapje të sigurt të sezonit të turistik, do të jetë gati më 15 qershor. Lajmin e konfirmoi komisioneri i BE-së për vaksinën anti-Covid, Thierry Breton në një intervistë për RTL, Le Figaro dhe LCI.

Ai ka treguar edhe një mostër të kësaj çertifikate mjekësore, duke paraqitur si versionin digjital të saj (në sfond të verdhë) ashtu dhe atë të printuar në letër (me sfond jeshil). Gjithsesi, të dyja versionet mbajnë të njëjtin informacion.

Breton u shpreh se bëhet fjalë për një dokument të harmonizuar, pra që është i njëjtë dhe i vlefshëm kudo në Bashkimin Europian dhe që përmban të dhënat personale e të përgjithshme të një personi.

Këtë dokument mund ta bëjë kushdo. Ka nga ata që nuk dëshirojnë të vaksinohen, por kanë antitrupa dhe kjo e dhënë do të pasqyrohet. Ndaj, duhet të organizohemi sa më shpejt për të qenë gati për 15 qershorin”, tha Breton.