OnlyFans është një nga platformat më të diskutuara, për mirë dhe për keq. Edhe pse tërheq zhanre të tjerë si kuzhinierë, ekspertë të fitnesit, muzikantë dhe terapistë, OnlyFans njihet më mirë për mundësinë që u jep njerëzve për të shitur postime me përmbajtje erotike.

Kjo formë e re biznesi garanton fitime të mëdha, siç ka ndodhur në rastin e aktores Bella Thorne, e cila ka arritur të fitojë më shumë se 1 milion dollarë në 24 orë.

Në OnlyFans ka edhe atlete që kanë hapur profile për të publikuar foto dhe video erotike, duke arritur të fitojnë më shumë nga sa fitonin në krahasim me profesionin e mëparshëm.

E përditshmja britanike The Sunka publikuar një renditje të sportisteve që kanë fituar më shumë para nëpërmjet kësaj platforme.

Paige VanZant

Amerikania është një luftëtare e arteve marciale mikse. Megjithatë, vitin e kaluar ajo ka zbuluar se ka bërë më shumë para nga OnlyFans se sa nga dyluftimet në oktagon.

“Po fitoj më shumë para tani se sa në gjithë karrierën time në UFC. Është një çmenduri”, ka thënë Van Zant.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paige VanZant (@paigevanzant)

Renee Gracie

Gracie ka arritur të fitojë deri në 14 mijë euro në javë nga prpofili i saj në OnlyFans dhe vitin e kaluar ka fituar më shumë se 5 milionë euro.

“E adhuroj OnlyFans, konceptin dhe mënyra si e ka ndryshuar jetën time”, ka thënë ajo për The Sun. Gjithashtu, ajo ka thënë se largimi nga garat me motorë në 2019-ën ka qenë “vendimi më i mirë” që ka bërë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Renee Gracie (@reneegracie_fans)

Madelene Wright

Futbollistja e parë në këtë listë. Wright luante për klubin anglez Charlton kur është shkarkuar për shkak të disa videove të saj duke festuar dhe pirë alkool në drejtim të makinës.

Pasi është shkarkuar nga klubi, ajo ka fituar shuma të mëdha në OnlyFans, duke arritur deri në më shumë se 600 mijë euro në vit.

“Arrit atë gjeja vendin tim, kam patur mundësinë të udhëtoj nëpër botë dhe kam shijuar shumë gjëra luksoze”, ka thënë Wright për The Sun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madelene Wright (@madelene_wright)

Pearl Gonzalez

Një tjetër luftëtare që, si VanZant, ka nisur karrierën e saj në OnlyFans dhe tani fiton 590 mijë euro në vit. Amerikania ka luftuar në UFC dhe aktualisht vazhdon të luftojë në Invicta Fighting Championships.

Erica Fontaine

Atletja nga Majemi është bërë e njohur në rrjetet sociale pas hapjes së profilit në OnlyFans, ku ndan me ndjekësit e saj gjëra shumë personale.

Ajo ka më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram dhe ka grumbulluar 69 mijë pëlqime nga 248 postime të publikuara në atë platformë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erica Fontaine (@ericaafontaine)

Alysha Newman

Atletja kanadeze fiton më shumë se 1 milion euro në vit. Ajo ka përfaqësuar vendin e saj në Lojërat Olimpike të Tokios. Specialitet i saj është kërcimi së larti, duke fituar edhe një medalje bronzi në lojërat Pan-Amerikane.

Atletja paguhet 30 dollarë për çdo regjistrim në profilin e saj dhe, siç ka thënë vetë, asaj i pëlqen të publikojë fotografi provokuese dhe nuk ka ndërmend të ndalojë.

“Nëse jo tani, kur? Nëse nuk i shtyjmë limitet dhe nuk thyejmë barrierat, ne vetëm do të shtyjmë veten larg asaj që jemi në të vërtetë”, ka thënë Newman.

Liz Cambage

Australiania është një nga yjet e WNBA, madje është ylli i skuadrës

Las Vegas Aces, ekipi me të cilin luan që nga 2019-ta. Ajo ka denoncuar problemet me rrogën që merrte në kampionatin e basketbollit shkurtin e kaluar, kur ka thënë se “një trajner mund të fitojë katër herë më shumë se lojtarja më e paguar e ekipit”.

Vitin e kaluar ajo vendosi të kalojë në OnlyFans, ku arrin të fitojë deri në 1.5 milionë euro në vit, sipas TotalSportal. Ajo fitoi medaljen e bronzit me Australinë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012-ën.