Barbra Streisand ka mbushur 80 vjeç. Në karrierën e saj të gjatë ka pushtuar në fillim seknat e Boradëay, më pas industrinë e muzikës dhe në fund Hollywood-in. Dhe tani po punon për një tjetër projekt: autobiografinë e saj.

Në gjashtëdhjetë vitet karrierë, Barbara Sterisand është bërë diçka më shumë se një divë, sepse ka qenë një nga gratë e para që ka patur një influencë të madhe në botën e spektaklit dhe jo vetëm, duke parë mbështetjen e madhe që i ka thënë Partisë Demokratike amerikane me mbledhje të rëndësishme fondesh.

Në virtin 1983 me “Yentl”, ajo ka qenë gruaja e parë që ka shkruar, drejtuar, pordhuar dhe interpretuar një film për një nga studiot e mëdha të Hollywood-it, kulmi i një rrugëtimi që, pas sukseseve  në ekranin e madh në vitet ’70, e ka parë të marrë kontrollin e karrierës së saj.

Streisand bën pjesë e rrethit të ngushtë EGOT, artistët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme, Oscar, Grammy, Emmy, Tony, pa harruar 11 çmimet Golden Globe dhe mbi 150 milionë disqet e shitur.

Një karrierë e papërsëritshme e ndërtuar mbi një zë unik, e modeluar në stilin e Judy Garland, idhulli i saj me të cilën edhe ka bashkëpunuar.

Ajo e saja është edhe një histori suksesi personal i një gruaje që e ka nisur nga asgjëja dhe që ka arritur majat në karrierë dhe në jetë duke bërë zgjedhjet e saj, në një botë që i kishte dhënë një rol  komplet tjetër universit femëror.

Duke patur pas krahëve një histori të ngjashme mund t;i lejojë vetes ta shikojë me njëfarë qetësie kalimin e kohës: edhe pse në 2009-ën, falë “Love is the answer”, një këngë që ka kapur majat e klasifikimeve, është bërë artistja e parë grua që ka publikuar një album numër një në renditje për pesë dekada radhazi, nga vitet 1960-të në vitet 2000.

Një karrierë e suksesshme dhe shumë fitimprurëse për Streisand, pasuria e së cilës, sipas revistës prestigjioze Forbes, arrin deri në 400 milionë dollarë.