Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë filluar një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milion euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv në Ballkanin perëndimor. Kjo u njoftua nga Komisioni i BE-së.

Financimi i ri do të ndihmojë “përgatitjen e rajonit për të marrë dhe administruar në mënyrë efektive vaksinat anti-Covid”, duke përfshirë ato të marra nga platforma Covax, shpjegoi Brukseli.