Nga fitues i Champions-it me Interin e “tripletës” te një klub i kategorisë së katërt. Dashuria për futbollin nuk njeh pengesa për ata që e duan këtë sport. As vitet mbi supe nuk e pengojnë dikë, kur do të vijojë të jetë protagonist i fushave të blerta. Kuptohet, po flasim për dy ekstreme brenda dekadës së fundit: më 2010 ishte triumfues i trefishtë me zikaltrit, ndërsa sot firmos në kategorinë e katërt italiane.

Maicon, 39 vjeç, kthehet të luajë futboll në Europë. Një prej heronjve zikaltër të Jose Mourinho, më 2010, ka zbarkuar sot në vendin transalpin për të zyrtarizuar kontratën e tij 6-mujore me Sona. “Jam shumë i lumtur që po kthehem në Itali. Jam shumë i ngazëllyer për këtë aventurë të re si lojtar”, – tha braziliani në aeroportin e Fiumicino.