Paolo Maldini dhe Frederic Massara shpresojnë të ndryshojnë përfundimisht trendin në lidhje me rinovimet e kontratave. Vitet e fundit, disa lojtarë kanë ikur me parametra zero dhe synimi është të shmangen situata të tjera të ngjashme.

Tashmë synimi i menaxhmentit është rinovimi me Rafael Leao, Ismael Bennacer dhe Pierre Kalulu. Dy të paret kanë marrëveshje që skadojnë në qershor 2024 dhe për këtë arsye përfaqësojnë rastet më urgjente. Nëse nuk arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, shitja do të behet në verën e vitit 2023. Milani nuk mund të përballojë t’i humbasë ato falas.

Këto janë dy situata të vështira, veçanërisht ajo e portugezit. Ky i fundit kërkon 7 milionë euro në vit pagë, por edhe ndihmë në pagesën e dëmshpërblimit (gati 20 milionë që do të ndajë me Lille) nga Sportingu i Lisbonës. Negocim i komplikuar. Algjeriani kërkon një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe ka pak distancë nga oferta e klubit.

Kalulu ka një kontratë që skadon në qershor 2025, kështu që ka më shumë kohë për të negociuar. Megjithatë, Maldini dhe Massara shpresojnë të jenë në gjendje të nënshkruajnë rinovimin në muajt e fundit. Synimi është zgjatja e tij deri në vitin 2027 siç kanë bërë për shembull Fikayo Tomori dhe Sandro Tonali.

Ish-futbollisti i Lyon aktualisht merr një pagë rreth 500 mijë euro në vit, Milani është i gatshëm ta rrisë atë, duke e çuar në rreth 2 milionë euro. Negociatat pritej të vazhdonin shpejt, por nuk është kështu. Është e qartë se ka një distancë midis ofertës dhe kërkesës.

Ndërkohë nga Franca vjen lajmi se Paris Saint Germain është i interesuar për Kalulu. Media Foot shpjegon se qendra e kuqezinjve konsiderohet si një alternativë ndaj Milan Skriniar, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2023.

PSG po kërkon te Milani për të forcuar mbrojtjen e tyre. Sllovaku mbetet prioriteti dhe mund të shkojë në Paris si një transferim i lirë verën e ardhshme. Për Kalulu, nga ana tjetër, do të ishte i nevojshëm një investim nga klubi francez. Do të shohim se çfarë zhvillimesh do të ketë.