Dikur ishte një i pastrehë, por John Paul De Joria është sot një ndër 500 njerëzit më të pasur të globit. Ai zoteron biznese në plot 108 vende të botës, ndërsa ndodhet tashmë në Shqipëri për të parë mundësitë që ofron vendi yne.

“Jemi këtu për dy gjëra. E para, kemi përshtatur një prej kompanive të mija të quajtur ROKiT, e cila mban universitetet me WiFi.

Duam t’i tregojmë njerëzve se si mund të lidhën me WiFi pa shumë shpenzime. Po ashtu duam të shikojmë mundësitë që ju keni në vendin tuaj.

Për shembull, pak më parë isha me kryebashkiakun, është një djalë i mrekullueshëm, meqë ra fjala, ai më tregoi për zonën pa taksa që keni këtu dhe po mendoja që disa prej kompanive të mija, pasi unë merrem me biznese të ndryshme, të vijnë këtu”, tha De Joria gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

“Kam për t’i treguar se si të bëjnë kalimin nga të qënit i pastrehë në t’u bërit miliarder, por edhe nëse arrijnë të fitojnë disa miliona, edhe kjo do të jetë diçka shumë e mirë. Ka plot gjëra të mira.

Jeta ime ka qenë shumë shumë e vështirë. Nëna ime vinte nga Greqia. Ishte emigrante. Ajo erdhi nga Greqia në SHBA për herë të parë, duke kërkuar për flori.

Këtë i kishin thënë në Greqi, se Amerika është e mbushur me flori rrugës. Ajo nuk gjeti flori. Motra ime dhe unë lindëm atje. Babi ynë ishte ajo që quajnë një baba i këputur, na la përpara se të mbushja 2 vjeç. E kam parë një-dy herë por nuk pata marrëdhënie me të.

Duhet të nxirrnim ca para për veten tonë pasi, nuk kishim fare! Kështu që vëllai dhe unë bëmë kuti me lule në Variety Boys & Girls Club të cilat i shisnim kur unë isha 7 dhe ai 8 vjeç.

Po, fituam ca para. Më vonë kur isha 9 vjeç përgatisnim karta krishtlindjesh dhe më vonë kur isha 11 vjeç, vëllai dhe unë ishim shumë krenarë.

Unë isha 11 dhe ai ishte 13 në atë kohë filluam të shpërndanim gazeta. Kjo ishte gjatë viteve 1950. Fitonim diku te 32 dollarë në javë…”, u shpreh biznesmeni.