Pas daljes nga Big Brother VIP, Fifi është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. Prej vitesh pjesë e skenës muzikore, ajo është një nga këngëtaret më të preferuara për të gjithë grupmoshat.

Mirëpo, përveçse në qendër të opinionit publik dhe mediave për hitet dhe bashkëpunimet e saj, së fundmi edhe lidhja e saj me Adis Patushin është kthyer në një çështje mjaft të diskutuar.

Më parë, Fifi ka qenë shumë e mbyllur dhe e ka mbajtur shumë private jetën e saj sentimentale, teksa me Adisin po tregon totalisht të kundërtën, duke na treguar se sa e dashuruar është.

Përpara disa ditësh, çifti u përfol për një ndarje nga portalet, por kanë qenë vetë ata të dy që kanë mohuar çdo gjë, duke u shfaqur në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi, këngëtarja e njohur, përmes një postimi në Instagramin e saj, ka shpërndarë një poemë të shkrimtarit Albatros Rexhaj, me titullin ‘Më Dashuro’.

Në këtë postim, ajo ka etiketuar edhe partnerin e saj, ku mesa duket i kërkon që të vazhdojë ta dashurojë, teksa në postimet e tjera, ajo shfaqet e lumtur dhe duke u puthur me të.

Por nuk mbaron me kaq. Ndoshta do të kemi një dasmë së shpejti, pasi sërish në postimet e Fifit në Instagram, ajo ka etiketuar këngëtarin Labinot Tahirin, duke i kërkuar publikisht t’i këndojë në dasmë. ‘Kur t’martohna valla du mem knu n’dasem’ – shkruan Fifi, duke trazuar kështu rrjetin.