Futbolli është akoma një spirancë shpëtimi për ata që kanë patur një jetë të komplikuar në fëmijëri. Shumë kampionë të topit kanë rrëfyer episode që u kanë lënë shenjë kur ishin fëmijë të thjeshtë dhe akoma jo talente me perspektivë.

I fundit i serisë është Jetro Willems, mbrojtës krahu holandez i Eintracht Frankfurt me origjinë nga Guraçao. Pikërisht nga ishulli i Karaibeve nis historia që i ka rrëfyer Andy van der Meyde-s në emisionin “Andy Niet te Vermeijde”.

Një histori që e ka parë, në moshën 9 vjeç, të jepte kontributin e tij në bilancin familjar me një “profesion” të papritur: duke bërë korrierin e drogës nga Guraçao në Holandë.

KORRIERI – “Në një pikë na kanë mbaruar paratë, edhe kur kishim një punë nuk mjaftonin. Kështu që prindërit e mi kanë vendosur se  do të merreshim me kontrabandë droge”.

Problemi është se të rritur kontrollohen imtësisht dhe në rast të një arrestimi të prindërve, çfarë do të bëhej me familjen e Willems?

“Kështu që jam sakrifikuar unë. Prindërit e mi me kanë shpjeguar se çfarë duhet të bëja, sepse isha një fëmijë mjaft i çmendur. Por nëse duhej ta bëja për familjen time, duhej ta bëja dhe aq”.

“Ma ngjitën drogën rreth këmbëve. Unë ndihesha i çuditshëm, por dukej se askush nuk u jepte rëndësi fëmijëve”.

TOPI – Nuk është një gjë që mund të tregohet me krenari, por për Willems ka qenë një gjes që ka shpëtuar familjen e tij. Dhe që, në mënyrë indirekte, e ka ndihmuar të bëhet një futbollist.

“Në fund, gjithçka ka shkuar mrië për ne dhe ka qenë sikur kemi rishikuar dritën. prindërit e mi kanë gjetur një punë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Gjithçka që doja ishte që të mos vihesha më në një situatë si ajo”.

“U kam thënë prindërve të mi se gjithçka kishin parashikuar të më jepnin mua, t’ia jepnin motës sime. Gjithçka që doja për veten ishte një top. Dhe në fund ka qenë pikërisht ai top që më ka ndryshuar jetën”.

Dhe nga trafiku i drogës te kombëtarja holandeze, jeta ka ndryshuar dhe shumë.